Uncategorized

Thellimi i reformave vlerësohet si rrugë efektive zhvillimi 

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 18 July 2024

Kina do të thellojë më tej reformën dhe hapjen në mënyrë të gjithanshme për të krijuar para fundit të vitit 2035 një ekonomi tregu socialiste me standarde të larta në të gjitha aspektet për nxitjen e modernizimit të vendit. Ky vendim jetik u bë në një mbledhje të përfunduar të enjten në Pekin.

Për reformën, sipas komunikatës së publikuar pas mbledhjes, roli i tregut do të luhet më mirë, me një mjedis tregu më të barabartë e më dinamik. Kufizimet në treg do të hiqen, ndërsa menaxhimi efektiv do të sigurohet. Do të përmirësohen institucionet dhe mekanizmat për nxitjen e forcave të reja prodhuese cilësore, për promovimin e integrimit midis ekonomisë reale e ekonomisë digjitale, për zhvillimin e sektorit të shërbimeve, për modernizimin e infrastrukturës dhe për rritjen e qëndrueshmërisë e sigurisë të zinxhirëve industrialë e të furnizimit. Më shumë masa do të merren për të mbështetur inovacion, arsim, reformë shkencore e teknologjike, mbrojtje ekologjike, zhvillim të gjelbër etj.

Në dekadën e kaluar, me 3 % rritje vjetore të konsumit të energjisë, Kina realizoi 6 % rritje ekonomike. Gjatë këtij procesi, intensiteti i konsumit të energjisë u ul 26.2 %, ndërsa sasia e lëshimit të dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së u pakësua 34 %. Kina ka mbjyllë 64 milionë hektarë pyje artificiale, që përbën një të katërtën e pyjeve artificiale botërore të mbjella në të njëjtën periudhë. Me vëllimin më të madh të agregateve të prodhimit të elektricitetit me anë të energjisë ujore, të erës, diellore dhe biomasës, në Kinë është krijuar tregu më i madh botëror i tregtimit të lëshimit të gazrave serrë.

-Advertisement-

Për hapjen që është një tipar i modernizimit kinez, theksohet Kina do të zgjerojë hapjen institucionale, do të thellojë reformën strukturore të tregtisë së jashtme, do të reformojë më tej sistemet e menaxhimit për investimet e brendshme e të jashtme, do të përsosë mekanizmat për bashkëpunim cilësor në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Siç mësohet, Kina ka nënshkruar 19 marrëveshje të tregtisë së lirë dhe ka ndërtuar 21 rajone pilot të tregtisë së lirë. deri tani, Kina ka firmosur dokumente bashkëpunimi me më shumë se 150 vende e mbi 30 organizata ndërkombëtare brenda nismës “Një brez, një rrugë”. Vjet, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve nënshkruese arriti në 19.5 trilionë juanë(mbi 2.68 trilionë dollarë amerikanë.

Në marrëdhëniet e jashtme, Kina do të mbetet e vendosur në ndjekjen e një politike të jashtme të pavarur e paqësore dhe është e përkushtuar për nxitjen e një bashkësie njerëzore me një të ardhme të përbashkët, duke promovuar një rend të barabartë e të rregullt botëror si dhe globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës shumëpalësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera