Sport

“The Sun” i nxjerr të “palarat” Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 24 December 2018

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar se Jose Mourinho ka një marrëdhënie jashtëmartesore që prej 8 vitesh tashmë.

Duket se trajneri portugez, i cili u shkarkua para disa ditësh nga Manchester United për rezultate të dobëta, ka një lidhje me Prue Carter-Robinson, një 41-vjeçare të cilën Mou e ka njohur kur ishte trajner i Realit të Madridit, në vitin 2010.

Sipas “The Sun”, Mourinho është përpjekur që ky lajm të mos publikohet.

-Advertisement-

Carter-Robinson jeton në veri të Londrës, qytet ku Mourinho po jeton tani që është pa punë.

Mourinho ka 30 vite i martuar me Matilde Faria, me të cilën ka dy fëmijë dhe janë njohur kur ishin adoleshentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera