The New York Times nxori lidhjet e Vuçiqit me grupet e krimit, Zëri i Amerikës: A është ende ai partner i besueshëm i SHBA-së?
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 09 June 2023
Në fillim të muajit maj, The New York Times Magazine publikoi një histori të thelluar për Aleksandar Vuçiqin duke treguar lidhjeve e presidentit serb me një grup kriminal që po ndiqet penalisht për një sërë krimesh, duke përfshirë trafikun e drogës dhe vrasjen.
Historia tërhoqi vëmendjen e gjerë ndërkombëtarisht, jo vetëm në Ballkan, ku organet hetimore lokale kanë raportuar shumë nga të njëjtat akuza, të cilat lideri serb i mohon.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte rreth raportimeve për lidhjet e liderit serb me grupet kriminale, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e ndau historinë në mediat sociale. Dhe akuzat u ngritën muajin e kaluar gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Megjithatë, analistët e jashtëm kanë qenë të zëshëm.
“Është një histori tronditëse dhe e tmerrshme që nivelet më të larta të qeverisjes janë kaq të ndërthurura me sipërmarrje kriminale. Mendoj se e kemi parë këtë në mjaft vende të tjera saqë është një shqetësim në rritje, ngatërresa midis qeverive autoritare dhe rrjeteve kriminale”, tha përzërineamerikës, Gary Kalman, Drejtori ekzekutiv i Transparency International USA.
“Është e tmerrshme. Është shumë keq”, tha Susan Rose-Ackerman, profesoreshë e drejtësisë dhe shkencave politike në Universitetin Yale, e cila ishte bashkëautore e librit “Korrupsioni dhe Qeveria”. Ajo i tha Zërit të Amerikës se lidhjet mes njerëzve në pushtet politik dhe krimit të organizuar krijojnë një version ekstrem të korrupsionit politik.
Times raportoi se lidhjet midis policisë dhe grupit kriminal, të udhëhequr nga huligani i futbollit Veljko Belivuk, ishin të dokumentuara mirë. Historia gjithashtu pretendonte se “ka pak dyshim që Belivuk dhe banda e tij janë në burg sepse Europoli ka thyer kodin” e aplikacionit të mesazheve telefonike përmes të cilit ata komunikonin.
Autori Robert Worth raportoi se Belivuk dëshmoi në gjykatë se “banda e tij ishte organizuar ‘për nevojë dhe me urdhër të Aleksandar Vuçiqit’.” Ai shtoi se grupi, ndër të tjera, përdorte për të frikësuar rivalët politikë dhe për të parandaluar tifozët e futbollit të bënin thirrjet kundër Vuçiqit, transmeton Telegrafi.
Worth shkroi gjithashtu se ai është skeptik që Vuçiq nuk ishte në dijeni të të gjitha grupeve që bënë pasi ai “tani ushtron kontroll pothuajse total mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike” në Serbi.
Konteksti ndërkombëtar
Vuçiq ka qenë në politikë që nga vitet 1990. Ai shërbeu si ministër i informacionit për Slobodan Millosheviqin, ku udhëhoqi një goditje ndaj shtypit dhe shprehu publikisht mbështetje për kriminelët serbë të luftës.
Partia e tij Progresive Serbe është në pushtet për më shumë se 10 vjet, gjatë të cilave ai ishte edhe kryeministër.
Zëdhënësit e Vuçiqit refuzuan kërkesat e Worth-it për komente, por në një intervistë për televizionin pro-qeveritar Happy TV në Serbi, Vuçiq tha se “historia absurde e New York Times ishte porositur” dhe se ai e kupton atë mesazh rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e ka njohur kurrë.
“Unë e di se si e bëjnë këtë”, tha Vuçiq për Happy TV. “E dini, CIA ju vendos, CIA ju vëzhgon, nëse nuk silleni mirë dhe nuk dëgjoni, ky është vetëm fillimi”.
Është bërë praktikë e zakonshme në vitet e kaluara që autoritetet serbe të cilësojnë çdo kritikë si tradhti, komplot kundër vendit ose komplot për të përmbysur qeverinë.
Të dy, Worth dhe New York Times mohuan akuza të tilla.
Të intervistuarit e Zërit të Amerikës vunë në dukje se aspekti më domethënës i historisë ishte fakti që u botua në anglisht, në një gazetë me reputacion me një numër të madh lexuesish.
“Është një ekspoze e Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij. Dhe e vendosi atë në një kontekst ndërkombëtar, duke pasur parasysh se është The New York Times “, tha Tanya Domi, profesoreshë në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin e Kolumbisë. “Të gjithë po e lexojnë këtë.”
A është Serbia një partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara?
“A është i besueshëm ky raportim?”, senatori Bob Menendez pyeti këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit në lidhje me politikën e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar historisë së Times.
“Ne besojmë se është. Nuk mund të flas për specifikat e artikullit, por ka absolutisht shumë korrupsion”, u përgjigj Chollet, me Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar i Departamentit të Shtetit, i ulur pranë tij.
“Pra, cilat janë perspektivat reale për një partner të besueshëm në Serbi me atë sfond?”, pyeti Menendez.
“Ne po e bëjmë këtë me sy hapur, por po kërkojmë llogari prej Vuçiqit dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre, për sjelljen dhe aktivitetin e tyre”, tha Chollet, duke vënë në dukje se korrupsioni është një çështje kryesore në të gjithë rajonin.
Por, në një intervistë për Shërbimin Boshnjak të Zërit të Amerikës, Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, vuri në dukje se SHBA-ja nuk ka sanksionuar asnjë zyrtar të administratës së Vuçiqit për korrupsion siç ka bërë në disa vende fqinje.
“Ata në thelb e shmangën atë”, tha Bassuener për zyrtarët e Departamentit të Shtetit. “Ata nuk u morën me asgjë nga thelbi. Dhe unë mendoj se kjo është emblematike e politikës gjithëpërfshirëse, e cila është paqe në rajon”.
Domi beson se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi po ndjekin idenë se Serbia është “një forcë stabilizuese në rajon”. Por, nëse qëllimi i një politike të tillë të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor është ta afrojë Serbinë më afër Perëndimit dhe më larg nga Rusia, Domi thotë se nuk ka asnjë provë që një strategji e tillë funksionon.
Serbia është një nga vendet e rralla evropiane që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ka një ndjenjë të fortë pro-ruse në vend.
Kalman i Transparency International tha se strategjia e Uashingtonit me Serbinë mund të ndryshojë në të ardhmen.
“Unë mendoj se ka një mundësi që SHBA, duke pasur parasysh një lloj roli të Serbisë dhe ku ndodhet në botë, ata mund të bëjnë presion për të provuar dhe përmirësuar gjërat në Serbi”, tha ai.
“Deri sa shtyjnë ata dhe nëse janë apo jo të shqetësuar se qeveria serbe do të fillojë një aleancë me vende dhe interesa që SHBA-ja kundërshton sigurinë e tyre kombëtare, dhe kështu ata mbështesin. Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje”, tha Kalman.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...