”The Independent”: Pilulat rrezik më i madh sesa AstraZeneca për mpiksjen e gjakut, por askush nuk i ndalon
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 18 March 2021
LONDËR – Ditët e fundit, ne kemi parë një diskutim tjetër lidhur me Covid, kësaj here rreth vaksinës AstraZeneca dhe rrezikut të saj të mpiksjes së gjakut, shkruan Emma Flint për ”The Independent”.
Ndërsa shumë veta prisnin të vaksinoheshin me të, u përhap lajmi se disa vende të BE po e pezullonin, madje edhe po e ndalonin përdorimin e saj. Natyrisht, pasoi paniku.
Megjithatë, ka pak panik mbi pilulat kontraceptive, një ilaç që ka një rrezik më të lartë për të shkaktuar mpiksjen e gjakut dhe përdoret çdo ditë në të gjithë botën.
Vendet që ndalojnë përdorimin e AstraZeneca nuk duket se janë aq të shqetësuara për shkallën e mpiksjes së gjakut të shkaktuar nga pilula.
Sipas studimeve, mpiksjet e gjakut nga këto pilula shfaqen çdo vit në katër deri në 16 përdorues në 10 000 të tillë.
Më shumë se 10 milion njerëz janë vaksinuar me AstraZeneca deri më tani, me 30 raste të ngjarjeve tromboembolike të raportuara deri më tani.
Ky është një numër i ulët. Me të vërtetë i ulët. Për ta vënë atë në perspektivë, Aleanca Kombëtare e Mpiksjes së Gjakut vlerëson se 1 në 1 000 njerëz do të përjetojnë natyrshëm trombozë të venave të thella (DVT) në vit.
Pavarësisht të dhënave që provojnë se rreziqet nga AstraZeneca janë të ulëta, ky lajm ndihmon vetëm në ringjalljen e nocioneve të mëparshme të keqinformuara se këto vaksina nuk ishin testuar në mënyrë rigoroze.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë përsëritur se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...