Thatësirat dhe djegiet e hamulloreve ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve të fundit
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 06 November 2018
Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjëve dhe bimëve, andaj kohëve të fundit kemi rritje enorme të zjarreve pyjore dhe fushore, të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi.
Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë, ka bërë që të kemi tharje të mëdha të tokës, të drunjëve dhe bimëve, andaj kohëve të fundit kemi rritje enorme të zjarreve pyjore dhe fushore, të cilat po shkaktojnë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi.
Këtyre zjarreve po i kontribuojnë në masë të madhe edhe djegiet e qëllimshme të hamulloreve në arat e Kosovës, e që po shkaktojnë telashe mjaftë të mëdha për njesitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit, të cilët po e kanë shumë të veshtirë qe t’i kontrollojnë dhe lokalizojnë ato zjarre, duke marrë parasysh edhe erërat e shpeshta që fryejnë në këtë periudhë kohore, sidomos në viset malore. Por këto zjarre, për shkak të përhapjes së shpejt, gjithashu po shkaktojnë edhe rrezikim të
përgjithshëm të jetës së njerëzve dhe pronave të tyre.
Duke pas parasysh që në shumicën e rastëve faktori njeri është shkaktari kryesor i këtyre zjarreve, organet kompetente duhet të apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, në mënyrë që mos të ndizen zjarre në ambiente të hapura, mos të hudhen cigaret e ndezura në këto vende potencialisht të rrezikuara për shkaktim të zjarrit (ndonjëherë mjafton vetëm një cigare e ndezur të hudhet dhe pastaj të kemi zjarr me përmasa shumë të mëdha), si dhe mos të ndizen mbeturinat e ndryshme në këto ambiente. Është shumë e rëndësishme që fermerët të jenë në dijeni se në bazë të hulumtimeve të bëra të ekspertëve bujqësorë në Kosovë, është konstatuar se djegia e hamulloreve ka efekte negative duke shkatërruar masën bimore që gjendet në ara, pasi shëndrrimi i hamulloreve në hi nuk ndihmon tokën, por vetëm e degradon atë, prandaj ata me djegiet e qëllimshme të hamulloreve në ara, vetëm sa i dëmtojnë tokat e tyre dhe rrezikojnë edhe prona të tjera nga përhapja e pakontrolluar e zjarrit.
Gjithashtu, gjithmonë duhet pasë parasysh që sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.
Organet e rendit në Kosovë, duhet të jenë shumë më aktive në terren në mënyrë që përsonat e papërgjegjshëm, që shkaktojnë zjarre të qëllimshme të marrin ndëshkimet e duhuara ligjore.
Vetëm në këtë mënyrë mundë të pakësohën këto zjarre të qëllimshme, të mos rrezikohet jeta e njerëzve dhe të mirave materiale, por në të njejtën kohë edhe të ruhet ambenti i cili në masë të madhe po ndotet nga emetimi i mbetjeve të zjarreve.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
Të tjera
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...