Thatësira në Zvicër arrin nivel kritik, lumenjtë po thahen dhe kullotat po di*gjen
Autori: Gazeta inFokus
13:36 | 09 August 2026
Vera e karakterizuar nga valë të njëpasnjëshme të të nxehtit ka ndikuar ndjeshëm edhe në nivelet e ujërave nëntokësore.
Situata e thatësirës në Zvicër është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa vendi ka kaluar në nivelin më të lartë të alarmit për thatësirë. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që lumenjtë të thahen, rezervat ujore të bien dhe sipërfaqe të gjelbra të digjen.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, periudha aktuale e thatë po cilësohet si historike, ndërsa pamjet nga pjesë të ndryshme të vendit tregojnë tokë të çarë dhe shtretër lumenjsh pothuajse pa ujë.
Vera e karakterizuar nga valë të njëpasnjëshme të të nxehtit ka ndikuar ndjeshëm edhe në nivelet e ujërave nëntokësore, transmeton albinfo.ch.
Pasojat janë të dukshme edhe në ekosisteme. Temperaturat e larta dhe nivelet e ulëta të ujit kanë shkaktuar ngordhjen e qindra mijëra peshqve, ndërsa situata ka ngritur shqetësime për furnizimin me ujë, bujqësinë dhe mjedisin.
Mbi 150 komuna me kufizime
Pavarësisht se Zvicra konsiderohet një vend i pasur me burime ujore, thatësira e këtij viti ka detyruar shumë autoritete lokale të ndërmarrin masa.
Të paktën 151 komuna zvicerane kanë vendosur kufizime në përdorimin e ujit gjatë kësaj vere. Në disa prej tyre, banorëve u është ndaluar ose kufizuar mbushja e pishinave dhe ujitja e kopshteve.
Situata është pasojë e një kombinimi të reshjeve të pakta dhe temperaturave të larta. Pranvera e vitit 2026 ishte gjithashtu ndër më të thatat të regjistruara në Zvicër që nga fillimi i matjeve sistematike në vitin 1864.
Autoritetet federale kanë në dispozicion një sistem kombëtar për monitorimin dhe paralajmërimin e thatësirës, i cili kombinon të dhëna meteorologjike, hidrologjike dhe satelitore për të vlerësuar zhvillimin e situatës në të gjithë vendin.
Thatësirat gjithnjë e më të shpeshta përbëjnë sfidë jo vetëm për furnizimin me ujë, por edhe për bujqësinë, prodhimin e energjisë dhe ekosistemet në Zvicër.

T� tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Viti, po jetonte i vetëm në shtëpi
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Viti, ku po jetonte i...
-
Kosova në mesin e vendeve më të sigurta në Evropë, Sveçla: Siguria e qytetarëve mbetet prioritet
Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të...
-
Njoftim për kosovarët në Australi dhe Zelandë të Re, ja si mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar qytetarët kosovarë q...
-
Spera refuzon ndërhyrjen në proceset e Speciales, Behrami i kërkon llogaridhënie para Kuvendit
Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Pietro Spera, në një për...
-
Ministria e Infrastrukturës dhe policia koordinohen për sezonin dimëror, pajisjet dimërore të detyrueshme nga 15 nëntori
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit javën e kaluar ka mbajtur një tak...
-
Shqiptari nga Mitrovica shërben në Shërbimin Sekret të SHBA-së, nderohet për kontributin e tij
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asoc...
-
Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia
Jakup Krasniqi do të qëndrojë edhe sot në gjirin familjar, teksa vizita e tij...
-
Kurti takon Serwerin: Sfidë koha, që s’mjafton për këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit
Kryeministri Albin Kurti është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin amerik...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët
Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmij...
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë...
































