Sport

Thaqi komenton barazimin me Gjilanin

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 04 October 2018

Kryetrajneri i Flamurtarit Arsim Thaqi është ndarë i kënaqur me barazimin e marrë në duel me Gjilanin, por mbetet i mendimit se skuadra e tij e ka merituar më shumë fitoren.

Thaqi gjithashtu u ankua për kushtet e vështira për lojë në stadiumin e Flamurtarit, ndërkohë po të zhvillohej ndeshja në një teren tjetër gjërat do ishin më ndryshe.

“Jam i gëzuar për futbollistët të cilët dhanë maksimumin. Pas lojes me Prishtinën besoj se kjo ishte ndeshja më e bukur e kampionatit. Krijuam mundësi në dy pjesët e lojës dhe patëm një mundësi të mirë në fraksionin e dytë që ta mbyllnim ndeshjen. Por, kushtet e vështira për lojës, sidomos në pjesën e terenit që është para portës i pa mundësojnë sulmuesit që të ndjehet komod. Sidoqoftë na mbetet që në ndeshjet tjera të tregomi më efikas pranë portës”, deklaroi Arsim Thaqi për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Kryetrajneri i kuqezinjëve gjithashtu ka kërkuar nga futbollistët e tij për të vazhduar me këtë ritëm të lojës dhe ti lënë prapa vonesat në rroga, pasi që pagat do të kryehen, ndërkohë pikët e humbura nuk do të kthehen më.

Flamurtari aktualisht renditet në pozitën e tretë me 15 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera