I thani rrobat në radiator? Ja përse është njëra ndër gjërat më të rrezikshme që mund ta bëni në shtëpinë tuaj
Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 06 February 2018
Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin dhe të cilat madje mund të shkaktojnë edhe kancerin, ka treguar një hulumtim.
Më saktë, është zbuluar që më shumë se 25 bashkime kimike, ndër të cilat janë shtatë ndotës të rrezikshëm të ajrit, madje dy – acetaldehidi dhe benzeni – në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, tharja e gardërobës në banesa shton nivelin e lagështisë për 30 për qind dhe me vete tërheq rrezik të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet sa që ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes.

Mukoza bëhet aq e thatë sa që tërheq alergjenë të ndryshëm dhe shkaktarë të infeksioneve të ndryshme. Simptomat e infeksioneve të organeve të frymëmarrjes janë të shumta – kolla, lodhja kronike, irritimi i syve, i fytit dhe i lëkurës, dhembja e kokës dhe të vjellat.
Nëse rrobat thahen në radiator, pos shëndetit të anëtarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojë efikasitetin e radiatorit, gjë që për pasojë ka shtim të ngrohjes, dhe vetvetiu edhe shpenzime më të mëdha.
Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Me atë rast rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen në radiatorë mund të dëmtohen sepse në to pëlcasin fijet e penjve.

Prandaj do të duhej të ndryshoni shprehitë tuaja. Megjithatë, ndonjë rrobë të larë thajeni jashtë, në oborr apo në ballkon.
Tharja e tillë është e ngadalshme, por rrobat megjithatë thahen, madje edhe në temperaturë nën zero. Në fillim bëhen me akull, pastaj ngadalë thahen.
Prandaj, nëse patjetër jeni të detyruar, thani rrobat në ndonjë lokal në të cilin më pak qëndroni, nëse nuk keni mundësi që rrobat t’i thani në makinë tharëse apo në ambient të hapur.


T� tjera
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...
-
Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Ko...
































