Lajme

Thaçit për një vit i shtohen 300.000 euro në bankë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 26 June 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,këtë vit  në Agjencinë kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka mbi 300.000 euro para të gatshme në bankë për dallim nga viti i kaluar ku kishte deklaruar vetëm 1,250 euro para të gatshme në pronësi të tij.

Thaçi  ka deklaruar se 290,000.00 euro janë nga shitja e shtëpisë, 16,373.39 euro në një tjetër bankë por pa deklaruat prejardhjen dhe 1,500.00 në pronësi të bashkëshortes, ndërsa vitin e kaluar kishte deklaruar vetëm 1,250 euro në pronësi të tij ndërsa 5,010 euro në pronësi të bashkëshortes shkruan Infokusi.com

Këtë vit presidenti më mirë qëndron edhe me veturë ai  ka deklaruar në pronësi një veturë Audi me vlerë prej 15,000  për dallim nga viti I kaluar ku kishte deklaruar një Passat më vlerë 9.000 euro.

-Advertisement-

Edhe 25,406.15 euro janë detyrimi që duhet të paguaj nga një kredi prej 100,000.00 euro të marrë në vitin 2009 për ndërtimin e shtëpisë.

Të hyrat vjetore të presidentit janë 31,956.36 euro nga paga e Presidentit dhe 8,782.50 euro nga mëditjet, shkruan Infokusi.com

Ndërsa 18,000.00 euro janë të hyrat vjetore të bashkëshortes së presidentit nga paga që merr në një Universitet privat në Kosovë  /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera