Lajme

Thaçin po e shpërfillin të gjithë liderët partiakë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 24 July 2017

Nuk është hera e parë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u bënë thirrje liderëve partiakë që të mblidhen në rezidencën e tij për t’u konsultuar para marrjes së ndonjë vendim me rëndësi.

Mirëpo, ata ose nuk i përgjigjen fare, ose e dërgojnë ndonjë përfaqësues të rangut më të ultë, shkruan AktivPress.

Kështu ka ndodhur kur  i ka ftuar për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve, dhe ngjashëm, në mos më keq ka ndodhur në takimin e sotëm, të cilin e kishte thirrur për t’u konsultuar rreth datës së mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.

-Advertisement-

Derisa Isa Mustafa i LDK-së, Visar Ymeri LVV-së dhe Behgjet Pacolli i AKR-së nuk kanë shkuar as vet, por nuk e kanë dërguar as ndonjë përfaqësues në emër të partive, Kadri Veseli i PDK-së,  Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë vepruar ndryshe.

Të tre këta liderë partiakë i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre. Veseli e ka dërguar Enver Hoxhajn, Haradinaj e ka dërguar Pal Lekajn ndërsa Limaj- Valdete Bajramin.

Derisa grupi refuzues arsyetohet disi, grupi tjetër, ky që e ka pranuar ftesën e tij nuk dihet pse nuk përfaqësohet nga rangu më i lartë.

Rrjedhimisht, si njëra palë ashtu edhe tjetra janë duke e shpërfillur presidentin e shtetit.

Të paktën, pozitivisht po i përgjigjen disa prej kryetarëve të partive të komuniteteve pakicë në vend./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera