Lajme

Thaçi-Vuçiq nënshkruajnë për linjën hekurudhorendërmjet Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 14 February 2020

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, njëkohësisht edhe i dërguari i Presidentit amerikan Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë letrat me të cilat shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ai i Serbisë, Alekdandër Vuçiq priten të nënshkruajnë marrëveshjen e cilat do të do të mundësoj hapjen e hekurudhës ndërmjet dy vendeve, shkruan Gazeta inFokus.

Nënshkrimi pritet të ndodhur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Richard Grenll.

-Advertisement-

Kështu Kosova dhe Serbia përmes kësaj letre të cilën do të nënshkruajnë shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugore që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe tutje me Evropën.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Berlin, përmes një postimi në Tëitter.

 

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera