Lajme

Thaçi, i ”vetëm” edhe në takimin e tretë

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 26 July 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës në takimin e radhës (të tretin) të fazës finale të dialogut me Serbinë, pasi opozita e vendit vazhdon të mos e pranojë në asnjë mënyrë atë si kryenegociator. Ky takim pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator në Bruksel, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Në fillim të shtatorit të këtij viti është paraparë të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo edhe në këtë takim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës, pasi këta vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm atë si kryenegociator.Në anën tjetër njohësit e procesit të dialogut e shohin si të pamundur arritjen e një konsensusi deri në takimin e radhës.

-Advertisement-

Ata thonë se mospajtimet mes pushtetit dhe të opozitës së vendit janë të mëdha, madje Kuvendi i Kosovës po luan një rol shumë të dobët karshi kësaj faze të dialogut..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera