Thaçi i vendosur: S’do të presim deri në pafundësi për shndërrimin e FKS-së në ushtri
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 29 April 2017
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Lista Serbe po dështon të përfaqësoj interesat e serbëve në Kosovë. Presidenti Thaçi ka deklaruar se në kompetencat kushtetuese si president ka iniciuar projektligjin për shndërrimin e FKS-së në ushtri, e sipas tij nuk paraqet asnjë befasi për askënd. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një interviste për mediat gjermane.
“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, unë kam iniciuar një projektligj, e cila FSK-në e shndërron në ushtri. Ky veprim nuk paraqet befasi për askënd sepse kemi punuar që 3 vite që të arrijmë deri në këtë moment. Për këtë ka një konsensus apsolut në Kosovë, përveç Listës serbe, e cila aktualisht po dështon të përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, dhe po punon vetëm në përputhje me interesat politike të Beogradit”, ka theksuar Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se do të provon sërish që të merr mbështetjen e Listës Serbe për themelimin e ushtrisë, duke shtuar se Kosova nuk do të pret në pafundësi.
“ Në rast se deputetet e Listës Serbe refuzojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave te Armatosura të Kosovës, atëherë Kosova në koordinim të plotë me partneret tanë perëndimor do të procedoj tutje me ligjin e ri për FSK që e shndërron FSK-në në ushtri duke ndryshuar mandatin dhe misionin. Ky proces dhe veprim është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës. Kosova nuk ndihet e rrezikuar sepse aleanca me e fuqishme ushtarake ne bote NATO mbron kufijtë tonë. Mirëpo ne nuk mund te injorojmë rritjen ndikimit rus në Ballkan, përmes Serbisë dhe rritjen e kërcënimeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Fundja, është e drejtë e jona kushtetuese që të kemi ushtri, meqë ne synojmë të bëhemi pjesë e NATO-s”, ka thënë Thaçi. .
Presidenti i vendit, ka folur edhe provokimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveris e Serbisë ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande.
“Asgjë nuk është risi, Qeveria e Serbisë, përmes mediave të kontrolluar ka vazhdon retoriken e cila 20 vjet me parë shkaktojë luftëra të përgjakshmen Ballkan. Treni i dhuruar nga Moska dhe i stolisur me motive nacionaliste nga Qeveria e Serbisë, ishte vetëm një mjetë shtesë i kësaj propagande, shkruan Zëri. Bashkimi Evropian, mbi gjitha Berlini duhet të bëjnë trysni mbi Serbinë që të heq dorë nga kjo retorikë luftënxitëse dhe t’i rikthehet rrugës evropiane. Askush më mirë sesa shtetet e Ballkanit nuk e dinë çafër do të thotë një Serbi antievropiane”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se Serbia nuk duhet lejuar që t’i afrohet anëtarësimit në BE, pa i normalizuar marrëdhëniet plotësisht me Kosovën. Ai ka thënë se Serbia të bëhet anëtare e BE-SË ndërsa në të njëjtën kohë të mbetet në përqafimin e Rusisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...