Lajme

Thaçi tregon pse nuk mori pjesë në takimin Rama, Zaev, Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 09 November 2019

Këtë të shtunë, është mbajtur një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut në mes të tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Aty, ishte Edi Rama i Shqipërisë, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, në këtë takim e ftuar ishte edhe Kosova, por që nuk mori pjesë.

-Advertisement-

E Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit pasi siç thotë ky vendim bazohet në disa argumente ekzistuese, shkruan gazeta inFokus.

“Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale”, thuhet në njoftimin e Thaçit.

Arsye tjetër sipas Thaçit është edhe se pjesëmarrja nuk është e kuptimtë pasi Serbia e Bosnja nuk e njohin shtetin e Kosovës.

“Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave”, ka shkruar Thaçi.

“Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar”.

Tutje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithashtu thotë që Koova është e përkushtuar që të tejkalohen pengesat aktuale, por nëpërmjet dialogut, e me njohje reciproke, shkruan gazeta inFokus.

“Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera