Lajme

Thaçi takohet me Ministrin e Jashtëm të Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 19 October 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.

-Advertisement-

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Sapo e përfundova një takim shumë të mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin bisedova për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve, ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. HTH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera