Lajme

Thaçi s’i bindet Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 30 August 2018

Kuvendi i Kosovës të martën e ardhshme pritet ta miratojë një rezolutë, në të cilën do të shprehet qëndrimi i përfaqësuesve të popullit kundër “korrigjimit të kufijve” me Serbinë. Mirëpo Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës “Zëri” se sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm nga Kushtetuta e vendit e jo nga rezolutat e miratuara në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka në plan ta ndalë iniciativën e tij për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë edhe nëse Kuvendi i Kosovës të martën e ardhshme e miraton një rezolutë, në të cilën shprehet qëndrimi i legjislativit kundër ndryshimit të kufijve të vendit.
Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës “Zëri” se sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm nga Kushtetuta e vendit e jo nga rezolutat e miratuara në Kuvend.

“E para, Presidenca dhe çdo institucion tjetër i Republikës së Kosovës i respekton vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E dyta, integriteti territorial, sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo me ndonjë rezolutë ose me ndonjë deklaratë e cila mund të bëhet qoftë nga Kuvendi, qoftë nga kushdo tjetër”, ka thënë Çollaku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera