Thaçi rrëfen ditët e luftës: Durimi, vendosmëria dhe qëllimi i luftëtarit të UÇK-së do të mbeten unikë në histori
Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 20 August 2026
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, është kthyer në kujtimet e luftës së viteve 1998-1999, duke rrëfyer për gjendjen e rëndë të popullatës civile dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi ka përshkruar atë që thotë se kishte parë pas kthimit nga Rambujeja, kur kishte vazhduar takimet me bashkëluftëtarët në zonat e luftës.
“Pas rikthimit nga Rambuje, në trevat e luftës vazhdoja të takoja bashkëluftëtarë. Burra dhe gra të zhvendosur, nëpër lugina e pyje, të leckosur e të mërdhirë, të uritur e të etur, të lodhur e të sëmurë, të frikësuar e të mërzitur”, ka rrëfyer Thaçi.
Ai ka kujtuar edhe fëmijët e porsalindur, të plagosurit dhe familjet që kishin humbur njerëzit e tyre.
“Ishte jo e lehtë t’i dëgjoje zërat dhe qarjet e fëmijëve të porsalindur, përjetoja edhe devotshmërinë e luftëtarëve me plagë të freskëta e gjymtyrë të humbura nëpër beteja, pa mundësi për trajtim të mirëfilltë mjekësor, si dhe familjarë që kishin humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë ai.
Pavarësisht rrethimit policor dhe ushtarak dhe mungesës së ushqimit, Thaçi ka treguar se gjatë asaj kohe mes njerëzve ishte krijuar një solidaritet i jashtëzakonshëm.
“Gjatë luftës, njerëzit – ata që e kanë përjetuar e dinë më mirë – i përkasin njëri-tjetrit më shumë se në kohë paqeje; solidariteti i ndërsjellë rritet”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, në rrethana të tilla gjërat materiale humbnin rëndësinë dhe mbijetesa shndërrohej në qëllimin kryesor.
“Nuk kanë çfarë të humbin, synimi i vetëm mbetet MBIJETESA. Ndjenja e shpresës bëhet e pakufishme”, ka thënë ish-presidenti.
Thaçi ka treguar se edhe në mes të luftës jeta vazhdonte, duke kujtuar fejesa, martesa, lindje, por edhe vdekje e varrime.
“Nga të rinjtë ndodhnin dashuri të reja, fejesa dhe martesa. Natyrshëm edhe lindje e vdekje. Janë fenomene të cilat i kisha shikuar vetëm në filma apo lexuar në romane historike. Mora pjesë në disa varrime. Pata fatin të jem edhe dasmor në dy martesa të bashkëluftëtarëve”, ka rrëfyer ai.
Duke folur për luftëtarët e UÇK-së, Thaçi ka deklaruar se qëllimi i tyre ishte i lidhur me atë që ai e përshkruan si të drejtën kombëtare dhe politike për liri.
“Durimi, vendosmëria dhe qëllimi i luftëtarit të UÇK-së është i pakrahasueshëm – do të mbetet unik në historinë e lëvizjeve çlirimtare në historinë botërore”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, rezistenca e shqiptarëve përballë regjimit të Slobodan Millosheviqit ishte “çështje jetësore”.
“Përballë Serbisë së Millosheviqit nuk kishte rrugë të ndërmjetme”, ka thënë Thaçi./GazetaInfokus

T� tjera
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
-
Gjyqtari Gosnell: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen pë...
-
OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtet...
-
Hykmete Bajrami kritikon mungesën e investimeve në sektorin e energjisë: Asnjë kapacitet i ri gjenerues
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin për munges...
-
Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë
Në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualis...
-
Nis seanca në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzu...
-
Gucati për vendimin e sotëm në Hagë: S’jemi optimistë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...


































