Thaçi për Jutarnji: Aeroplanët rusë në Serbi, kërcënim për Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus
12:30 | 06 June 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen kroate “Jutarnji” ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës nuk përbën kërcënim për asnjë shtet në rajon, por do t’i kontribuojë paqes, përcjell “Zeri.info”.
Thaçi ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe si çdo shtet i pavarur ka të drejtë ta ketë ushtrinë e vet. Sipas tij, kjo do të ndodh gjatë këtij viti dhe këto forca do të jenë të trajnuara sipas standardëve të NATO-së.
“Ato janë forca multietnike, dhe i gjithë ky proces do të jetë i koordinuar me NATO-në dhe partnerët e tjerë. Askush nuk ka të drejtë ta ndalojë këtë”, ka shtuar ai.
Presidenti ka theksuar se janë duke folur me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në Kosovë, të cilët janë pjesë e Forcës së Sigurisë, të cilët janë në mision të paqes dhe stabilitetit, dhe nuk janë faktor i cili kërcënon dikë.
“Kërcënimi i vetëm janë forcat ushtarake ruse dhe aeroplanët rusë në Serbi”, ka shtuar ai. Thaçi në këtë intervistë për të përditshmen kroate ka folur edhe për procesin e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është anëtare e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, politike, ekonomike, sportive, dhe çdo dite kemi ndikim dhe respekt më të madh në bashkësinë ndërkombëtare.
Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë se pret që Rusia do t’i bëj hapat drejt njohjes se Kosovës. Kjo sipas tij, do të ishte në interesin e vet Serbisë.
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Kroacinë, të cilat sipas tij duhet të thellohen sidomos në fushën e ekonomisë, përmes shkëmbimit tregtar dhe investimeve.
Presidenti Thaçi ditë më parë qëndroi në një vizitë zyrtare në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Jordani./Zeri/.

Të tjera
-
Kush është shefja e kabinetit të Trumpit që ia ndaloi Vuçiqit të takohej me presidentin amerikan?
Aleksandar Vuçiq nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij ...
-
Rezultatet preliminare: Ultranacionalisti rumun fiton rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Kandidati ultranacionalist rumun, George Simion, po prin në zgjedhjet preside...
-
Përfundon projekti i rrugës për në Bjeshkët e Syriganës, pamje mahnitëse
Është përfunduar me sukses një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturo...
-
Gruaja që u zhduk në vitin 1962 gjendet “shëndoshë e mirë”
Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë d...
-
Ymeri: Kurti po tenton me josh deputetë, VV po fryhet me shkeljet e veta
Analisti politik Visar Ymeri ka reaguar ndaj mënyrës së funksionimit të Lëviz...
-
Shumë kompani kundërshtojnë tregun e lirë energjetik
Rreth mijëra bizneseve obligohen të kalojnë në tregun e lirë të energjisë nga...
-
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë bëhet me asfalt dhe shenjëzim të ri
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “Adem R...
-
Guri: Peci nesër duhet të jetë në burg, jo në Kuvend
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka thënë se ...
-
Aksion i madh i Antidrogës në Prishtinë
Aksion i madh i Antidrogës është duke u zhvilluar në Çagllavicë. Burime të...
-
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion...
-
“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të a...
-
Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo, shoqëria civile kundërshton
9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyr...