Lajme

Thaçi në takimin me Shahriar Alam: Njohja nga Banladeshi ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 19 February 2018

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, theksoi i pari i vendit, derisa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.

-Advertisement-

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

Në fund, presidenti Thaçi kërkoi nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera