Lajme

Thaçi: Ndryshojmë edhe kushtetutën për t’u bashkuar me Luginën

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 08 August 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.

Sipas tij kërkesa e shqiptarëve të asaj pjesë do të instucionalizohet në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa sa i përket ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve sipas tij flet vetëm Beogradi dhe propaganduesit tjerë.

-Advertisement-

“Krejt çka të bëjë me ndarje, shkëmbim e autonomi nuk kanë te bëjnë me adresën time”, tha presidenti.

Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe  ndryshimin e Kushtetutës nëse ka nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera