Thaçi me mesazh për krizën politike: Pozita dhe opozita të ulen bashkë, të diskutojnë dhe të pajtohen
Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 20 August 2026
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën e tij të fundit para vendimit që pritet të merret më 16 shtator në Hagë, ka folur edhe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe nevojën për tejkalimin e krizave institucionale.
Thaçi ka bërë thirrje që pozita dhe opozita të ulen në një tryezë dhe të arrijnë pajtim për disa prej çështjeve kryesore për vendin.
“Mendoj se politika kosovare, pozitë dhe opozitë, duhet të ulet në një tryezë, të diskutojë dhe të pajtohet rreth disa zotimeve të përbashkëta”, ka thënë Thaçi.
Në mesin e çështjeve për të cilat, sipas tij, duhet të ketë konsensus politik, Thaçi ka përmendur sigurinë nacionale, reformat demokratike dhe reformën zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Ai e ka përmendur këtë si një mundësi për evitimin e krizave institucionale, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim edhe për politikën e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare, investimet në mbrojtje dhe integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Thaçi ka përmendur po ashtu nevojën për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë, si dhe dialogun me Serbinë.
Intervista vjen në prag të 16 shtatorit, kur pritet vendimi në procesin ndaj Thaçit në Hagë./GazetaInfokus

T� tjera
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...
-
Gjyqtari: Thaçi dhe Smakaj diskutuan për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen ...
-
Viola von Cramon: Analiza më e mençur nga Donika Emini që i shpjegoi BE-së se çfarë nënkupton pajtimi
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, duke k...
-
Gjyqtari Gosnell: Thaçi i dha Fazliut mesazhe për dëshmitarin Rrustem Mustafa
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu akuzohen pë...
-
OVL-UÇK përcjell nga zyrat qendrore në Prishtinë shpalljen e aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Deliu: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Special...
-
“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka njoftuar se do të organizojë organi...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar shtet...
-
Hykmete Bajrami kritikon mungesën e investimeve në sektorin e energjisë: Asnjë kapacitet i ri gjenerues
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësimin për munges...
-
Qetësi në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit në ditën e shpalljes së verdiktit në Hagë
Në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, aktualis...
-
Nis seanca në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzu...
-
Gucati për vendimin e sotëm në Hagë: S’jemi optimistë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...



























