Lajme

Thaçi: Krimet serbe nuk do të harrohen e as nuk do të vjetrohen

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 25 May 2019

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës.

Ai është shprehur se para 21 viteve në këtë fshat të Kosovës u vranë dhe masakruan shumë banorë.

Ndër të tjera ai është shprehur se askush nuk ka dalë para drejtësisë deri tani për këto vepra, por krimet e tilla nuk do të harrohen e as nuk do të vjetërohen.

-Advertisement-

“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, ka shkruar Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera