Lajme

Thaçi: Kosova do të bëhet me ushtri!

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 14 September 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në tryezën organizuar nga Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”.

Në këtë bashkëbisedim me përfaqësuesit e medias dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi fillimisht është përqendruar në themelimin e institucioneve si dhe prioritetet shtetërore.

Ai ka thënë se ndër prioritetet e institucioneve shtetërore të Kosovës mbetet edhe përfundimi i procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.

-Advertisement-

“Ka vazhduar fushata jonë për informimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë për nevojën e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe për përfshirjen sa më të madhe të të gjitha komuniteteve në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga Qeveria intensifikim të fushatës gjithëpërfshirëse dhe punë konkrete në teren për t’iu sqaruar të gjitha komuniteteve këtë proces të rëndësishëm.

“Jemi të bindur se në fund do të sigurojmë pajtimin dhe përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë multi-etnike, profesionale, e standardeve të NATO-s, që do të kontribuojë për paqen në Kosovë, në rajon dhe në botë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se kjo do t’i hap rrugë Kosovës që të afrohet me NATO-n, duke filluar me programin Partneriteti për Paqe e deri te anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera