Lajme

Thaçi: Kosova me rrëzimin e Qeverisë dha provimin e demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 11 May 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar, unik dhe komunikativ, kur është pyetur për Bashkimin Kombëtar.

“Jemi të afërt me njëri – tjetrin dhe në një kauzë të përbashkët euroatlantike”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Kosova dje ka dhënë një provim të rëndësishëm të demokracisë”, ka pohuar Thaçi.

-Advertisement-

“Pas një debati Kuvendi ka marrë vendimin e vullnetit të vet për rrëzimin e Qeverisë”, ka theksuar ai.

Krejt këto Thaçi i ka thënë gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ku ka theksuar se liderët politikë andej dhe këndej kufirit nuk janë të përçarë dhe se bëhet fjalë vetëm për demokraci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera