Lajme

Thaçi kërkonte lirimin e Kurtit nga burgu i Serbisë, Kajtazi publikon dëshminë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 19 February 2024

Kufizimi i pagesave nga shteti për mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale në Hagë, përbën një përpjekje të pushtetit “për të fshirë rolin vendimtar të Hashim Thaçit për liri dhe pavarësi”, ka thënë sot gazetari Vehbi Kajtazi.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Kajtazi tha se roli i Thaçit në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të fshihet.

Ai publikoi një shkrim të botuar në të përditshmet kosovare në periudhën e pasluftës në Kosovës si dëshmi se Thaçi vepronte ndryshe kur Kurti ndodhej në burg në Serbi. I kërkonte ndërkombëtarëve ta lironin Kurtin dhe shokët e tij që mbaheshin në burgjet serbe.

-Advertisement-

“Ky pushtet jo qe nuk ka bere ndonjë gjë që Thaçi dhe të tjerët ta kenë një proces gjyqësor me te lehte dhe të drejtë, po bëjnë pengesa te ndryshme siç është kufizimi i pagesave për mbrojtjen”, ka thënë Kajtazi.

“Ndërkohë, shumë vjet më parë kur Albin Kurti ndodhej në burg në Serbi, Thaçi bënte çmos që ai të lirohej. Ky shkrim është një prej dëshmive”, ka shkruar ai.

Ai e ka krahasuar Hashim Thaçin me Ismail Qemalin.

“Thaçi mund te mos dale nga burgu, ama historia nuk mund te falsifikohet. Edhe Ismail Qemali u dëbua nga Shqipëria dhe me pasë u vra. Ama, mbetet Ismail Bej Vlora i pavarësisë së Shqipërisë, sikurse Hashim Thaçi i pavaresisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera