Lajme

Thaçi kërkon njohjen e 5 shteteve të BE-së dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 14 August 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka përshëndetur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel për paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë është që shumica e anëtarëve të BE-së të bindin 5 shtete mos njohëse të BE-së dhe Serbinë që të njohin Kosovën brenda këtyre kufijve. Sa më herët që do të ndodh kjo – aq më mirë për rajonin”, ka shkuar Thaçi.

Ditë më parë, Merkel deklaroi se kufijtë në Ballkan janë të paprekshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera