Lajme

Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 18 April 2021

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i tij i ka bërë të fala kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Kjo deklaratë e tij vie pasi Rama u shpreh sot se i mungon Hashim Thaçi i cili prej disa muajsh ndodhet në Hagë në përballje me drejtësinë.

“Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet një moment, kur Thaci dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës” ka deklaruar sot Rama.

-Advertisement-

Ndërsa, Endrit Thaçi ka falënderuar Ramën për fjalët e tij, derisa i ka thënë se ka të fala nga ai.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera