Lajme

Thaçi flet për takimin me ambasadorin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 31 January 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke komentuar takimin e sotëm në mes krerëve të shtetit dhe ambasadorit të SHBA-ve Philip Kossnet, tha se takimet e tilla janë të zakonshme.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e SHBA-ve edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politikë në përkushtimin që kemi për një koordinim edhe më të mirë në agjendat që kemi para nesh si bartës të institucioneve udhëheqëse. Natyrisht gjithmonë në koordinim dhe në konsultim të ngushtë me SHBA-të”, tha presidenti.

Thaçi ka shtuar se ky takim do t’i kontribuojë siç tha ai qartësisë së agjendës dhe fuqizimit  të bashkëpunimit me SHBA-të.

-Advertisement-

“Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i SHBA-ve dhe nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës, të vullnetit të qytetarëve as sot as në të ardhmen me SHBA-të”, tha presidenti i vendit.

Këto deklarata ai i bëri gjatë homazheve në 22-vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera