Lajme

Thaçi e fton Kurtin të garojë për president

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 21 May 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ftesës së Kurtit për debat televiziv.

Thaçi ka thënë se do të dilte në debat me Kurtin vetëm në nivel presidentësh

Ai po ashtu ka thënë se e ka mundur Kurtin në të gjitha proceset politike që janë zhvilluar.

-Advertisement-

Thaçi ka thënë se Kurtit i mungon përvoja politike e qeverisëse.

“Na u ka përzi nëpër këmbë tash e disa vite. Në nivel presidencial do ta pranoja, nëse vendos të kandidojë do ta zhvilloja një debat shumë zbavitës me të. I mungon përvoja politike e qeverisës. Ndonjëherë është lehtë me dalë i pari në garë por janë disa kode që duhen respektuar kur u shërben qytetarëve. Pres me padurim që të vjen shkurti dhe të mos rikandidoj. Unë largohem nga politika kur të dua unë”, ka thënë Thaçi në Rubikon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera