Lajme

Thaçi: Dyert e shtëpive kosovare janë të hapura për familjet që kanë nevojë për strehim

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 27 November 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri për t’u solidarizuar me shtetin e prekur nga tërmeti ka thënë se dyert e shtëpive kosovare janë të hapura për familjet që kanë nevojë për strehim.

Duke kujtuar periudhën e vitit 1999 kur Shqipëria hapi dyert për popullin kosovar të dëbuar nga regjimi Serb, Thaçi ka thënë se e njejëta vlen për familjet shqiptare sot, shkruan gazeta inFokus.

“Kosova është pranë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj me gjithë potencialin e vet shtetëror dhe qytetar, jo vetëm në aspektin moral.

-Advertisement-

Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitin 1999 kur çdo familje në Shqipëri kishte hapur dyert për familjet kosovare që u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë kohë. E njëjta vlen edhe sot për familjet shqiptare që kanë nevojë për strehim duke i pasë dyert e hapura në familjet kosovare.

Por besoj që institucionet e Shqipërisë dhe janë në krye të obligimeve, të angazhuar dhe të përkushtuar për strehimin e familjeve që kanë nevojë.

Sot takova ushtarët dhe policët e Kosovës që janë këtu. Gjithashtu takova edhe rumunë dhe përfaqësues të shteteve të tjera. Kjo fatkeqësi tejkalon kornizat etnike që është njerëzore dhe nuk është vetëm një solidaritet vetëm brenda shqiptarëve por shumë më i gjerë”, është shprehur Thaçi/Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera