Lajme

Thaçi: Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 17 November 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjindet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nga afër po e përcjellë ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Thaçi përmes një postimi në facebook përkujton kohën e luftës kur Kosova pati hapur zemrat për ushtarët britanikë, kurse sot po luan me Anglinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan gazeta infokus.

“Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia.
Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian. HTH”, ka shkruar Thaçi/Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera