Lajme

Thaçi: Ditën e parë të ushtrisë duhet t’i nderojmë luftëtarët e lirisë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 15 December 2018

Një ditë pasi Forcës së Sigurisë iu janë dhënë kompetencat e ushtrisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

Me këtë rast, Thaçi tha se dita e parë e funksionimit të ushtrisë duhet të nisë duke i nderuar ata që dhanë jetën për liri.

Thaçi: Puna e parë është nderimi i luftëtarëve të lirisë

-Advertisement-

“Puna më e mbarë sot në këtë ditë të parë është nderimi dhe respekti i bashkëluftëtarëve, i luftëtarëve të lirisë, komandantit prej të parëve të UÇK-së, Zahir Pajazitit. Jam këtu së bashku me bashkëluftëtarin dhe komandantin Rrustem Mustafa-Remi, deputetin, për të nderuar dhe respektuar dhe për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin tonë se lufta dhe përpjekjet e dëshmorëve të lirisë, amaneti i tyre për objektivin e lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe ushtrisë, po jetësohet”, ka thënë Thaçi.

Pas shtatores së Zahir Pajazitit, Thaçi ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe veprimtarit kombëtar Adem Demaçi, në varrezat në Velani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera