Lajme

Thaçi: Dialogu në mes Prishtinës e Beogradit shkon në nivel presidencial

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 12 June 2017

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të ngrihet në nivel presidencial, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë për ‘Deutsche Welle’ Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

Kjo deklaratë e Thaçit erdhi menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend,rezultati i të cilave ende nuk është përfundimtar./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera