Lajme

Tha se Kosova është fajtore që sot s’pati marrëveshje, Borrell merr mbështetje nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 21 November 2022

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell sot në deklarimin e tij për media pas takimit midis kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel për çështjen e targave ka thënë se propozimi i tyre është pranuar nga Vuçiq dhe është refuzuar nga Kurti.

Propozimi i BE-së për zgjidhjen e krizës në veri ishte që Kosova të suspendonte fazat ndëshkuese për mos-riregjistrimin e veturave nga serbët dhe në anën tjetër që Serbia të mos lëshonte më  targa ilegale serbe për qytetarët serbë të Kosovës.

Lidhur me këtë Borrell tha se Kosova ka refuzuar këtë propozim dhe ka bartur përgjegjësinë në anën e Kosovës për eskalimet dhe tensionet e mundshme në veri të Kosovës. E këto deklarata të përcjella në Twitter nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano janë përkrahur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

-Advertisement-

Ai ka bërë “Retweet” të gjitha postimet e Stano-s në Twitter, duke konfirmuar kështu se mbështesin Bashkimin Evropian në përpjekjet e tyre dhe në konkluzionet e takimit të sotëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera