Lajme

Teuta Rugova sqaron pozicionin e saj në LDK por nuk tregon a do ta votoj Ramush Haradinaj për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 21 July 2017

Vajza e ish-presidentit të Kosovës, Teuta Rugova ka reaguar përsëri pas takimit që pari sot me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Ajo është munduar të jap sqarime rreth gjithë kësaj “zhurme” se a ishte ky takimi ku u bë “pazar” vota e saj si deputete për ta votuar kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj për kryeministër

Në profilin e saj në facebook”deputetja Rugova as kësaj here nuk ka sqaruar qëndrimin që do të mbaj rreth votimit të  kandidatin e PAN-it për kryeministër, por konkretisht ajo ka thënë se është deputete e LDK-së dhe nuk do të veproj jashtë qëndrimit të LDK-së

-Advertisement-

“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së. TR”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera