Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën në vend të punës gjatë këtij viti
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 21 October 2022
Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur në vendin e punës këtë vit në Kosovë. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se shkaktar i vdekjes është faktori njeri dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse.
Sindikata e Sektorit Privat thotë se është shqetësues numri i vdekjeve në vendin e punës.
Kryesindikalisti Azemi i tha Radio Kosovës se në vitin 2019, kanë humbur jetën 27 persona kurse në vitin 2022 vdekjen në vendin e tyre të punës e kanë gjetur 18 persona.
“Në vitin 2018 në vendin e punës kanë humbur jetën 27 persona, numër jashtëzakonisht i madh. Ndërsa në vitin 2019 kemi 17 raste, në vitin 2020 kemi 15 raste, në vitin 2021 kemi 14 raste dhe këtë vit fatkeqësisht kemi 18 raste të vdekjes në vendet e punës”, tha Azemi.
Shkaktar të këtyre rasteve me fatalitet, sipas tij, është faktori njeri për arsye të mungesës së mjeteve mbrojtëse në vend të punës. Azemi tha se vendi po përballet me mungesë të madhe të inspektorëve, të cilët aq sa janë, edhe po ta bëjnë maksimumin, do të jetë e pamundur.
“Në vitin 2014 kemi pasur mbi 64 inspektorë dhe tani në vend që të rritet ky numër ne kemi përgjysmë më pak inspektorë. Inspektorët nuk janë duke bërë sa duhet, pasi që punën më të ‘rëndën’ që e kanë pasur, është që kur ka vdekur një person, kanë bërë raport dhe e kanë përcjell në organe përgjegjëse dhe ka përfunduar me kaq”, shtoi ai.
Kurse në Inspektoratin e Punës janë evidentuar 13 raste me fatalitet në vend të punës.
Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë këtij viti janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore, ndërsa janë kryer mbi 3 mijë e 500 inspektime.
“Inspektorati i Punës ka realizuar 3600 inspektime gjatë këtij viti, ku ndaj punëdhënësve të cilët kanë cenuar dispozitat e legjislacionit nga marrëdhënia e punës, siguria, shëndeti në punë janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore. Inspektorati i Punës gjatë këtij viti, janar- gusht, ka evidentuar 13 aksidente në vendin e punës që kanë pësuar fatalitet”, deklaroi Nikçi.
Kryeinspektori i Punës ka thënë se, numri i inspektorëve është shumë i vogël dhe tashmë është hapur konkursi ku po planifikojnë rekrutim edhe të 100 inspektorëve të ri të punës.
Ai tha se kjo do të bëhet pasi të ketë ndryshim-plotësim të ligjit për zyrtarët publikë.
Të tjera
-
Dy shoferë në Vushtrri gjobiten me nga 500 euro, Policia ua merr pantë shoferët për një vit: Bënin gara shpejtësie
Policia i ka ndëshkuar me nga 500 euro gjobë dhe ua ka marrë patentë shoferët...
-
Komandanti i KFOR dhe diplomatët e vendeve që kanë ushtarë në Kosovë mblidhen në Film City, arsye situata e sigurisë
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga...
-
Rukiqi: Tenderët njëburimor qeveria i ka markë tregtare, Kurti vazhdon ta injorojë këtë korrupsion
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi ka thënë se...
-
Kapet me drọgë në veturë, arrestohet 30 vjeçari nga Kosova
Një 30 vjeçar nga Kosova është prangosur nga policia e Shqipërisë. Ngjarja...
-
Bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u merret patentë-shoferi për 1 vit
Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. ...
-
Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet e dinjitet”, kërkojnë kthimin e gjykatës, adresave e integrim
Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hë...
-
Asamblisti jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, i publikon mesazhet e kryetares së degës
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Selman Qallapeku, ka dhënë dorëheq...
-
Dëshmitari i Speciales: Ne edhe fëmijëve që lindin në Kosovë iu vëmë emrin e Hashim Thaçit
Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, është Demush Krasn...
-
Haxhiu: Provimi i Jurisprudencës ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim
Kandidatët të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, sot kanë pranuar c...
-
Rritja ekonomike – Bajrami konteston shifrat e paraqitura nga ekzekutivi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, kritikoi Qeverin...
-
Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rast...
-
KFOR-i e vazhdon fushatën për martesat e hershme në Kosovë
KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Ko...