Lajme

Tetë të vdekur dhe 88 raste pozitive me Covid

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 25 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike rastet e reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 raste të vdekjes, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa bëhet e ditur se nga 4.704 mostra , 88 persona kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

Në total numri i rasteve aktive është 4.800”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera