Tetë seanca gjatë muajit maj në çështjen Pjetër Shala
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 26 April 2023
Gjatë muajit maj, në kalendarin e gjykimeve në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), janë caktuar tetë seanca në çështjen Pjetër Shala.
Të gjitha këto seanca, pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun.
Datat e planifikuara për seanca në çështjen e Shalës për këtë muaj janë: 1, 2, 3, 4, 5, 19, 30 dhe 31 maj.
Ndryshe, gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.
Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar katër dëshmitarë.
Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.
Këta dëshmitarë ishin paraparë të dëgjoheshin për pesë seanca, por meqë të njëjtit kanë përfunduar dëshmitë për katër ditë, seanca e 31 marsit 2023 nuk është mbajtur.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...
-
Hapet Muzeu i Fëmijëve të Lụftës, adreson ndërprerjen simbolike të fëmijërisë
Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të hapet sot në Prishtinë. Kjo nismë është e de...
-
Çka po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët...
-
Donald Trump ka një paralajmërim për Putinin për lụftën në Ukrainë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se...
-
DW: Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?
Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus...
-
Bedri Hamza sot në tubim me gratë e Ferizajt
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, sot në kuadër të fushatës zg...
-
Davil Phillips: Dialog me SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Serbia të shkëputet nga Rusia
Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë në fokus të partneritetit strateg...
-
Këto janë lagjet gjithandej Kosovës ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se s...
-
Prokuroria e Shtetit thirrje qytetarëve: Nese dikush ua cenon fshehtësinë e votës, lajmërojeni
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku m...
-
Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...