Lajme

Tetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 13 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar gjashtë persona nga ky virus.

“Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.

Në total numri i rasteve aktive është 323”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera