Lajme

Tetë pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 19 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se tetë pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen SHSKUK, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë pas-Covid19.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar

-Spitali i Ferizajt, 1 pacient

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera