Lajme

Tetë ditë luftë në Ukrainë, pamjet nga qytetet që u shkatërruan nga ushtria ruse

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 03 March 2022

Tetë ditë me parë ushtria ruse me vendim të presidentit Vladimir Putin, hyri në territorin e Ukrainës për ta filluar pushtimin e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht se pala ruse dhe ajo ukrainase zhvilluan një raund të bisedimeve, Rusia nuk i ndali bombardimet në Ukrainë.

Sulmet e njëpasnjëshme të agresionit rus shkatërruan objekte të mëdha të qyteteve kryesore ukrainase.

-Advertisement-

Mariupol dhe Kharkiv janë dy qytete të cilat janë dëmtuar më së shumti nga raketat ruse, kurse Khersonit, qytet në jug të Ukrainës, ra sot në duart e Moskës.

Me poshtë gjeni pamje se si rusët shkatërruan qytetet kryesore të Ukrainës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera