Lifestyle

“Testi i birrës”, kjo ishte mënyra se si Steve Jobs intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë…

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 09 August 2023

Drejtuesi i ndjerë i “Apple”, Steve Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj.

Zakonisht, gjatë një interviste pune, ju duhet të jeni i veshur në formë zyrtare dhe mund ta imagjinojmë se sa frikshme mund të jetë të kalosh një proces të gjatë aplikimi për një kompani kaq të madhe.

Por Jobs ishte shumë i vetdijshëm për këtë gjë.

-Advertisement-

Sipas as.com, zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim.

Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.

Mesa duket, Jobs bënte atë që të gjithë do e kishin zili. Ai i merrte kandidatët potencial për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku dhe më pas vendoste nëse do t’i punësonte apo jo.

Kështu që në vend të bënte pyetje rreth pozicionit të punës, ai thjesht i pyeste se çfarë kishin bërë verën e kaluar.

Ai nuk kërkonte për një përgjigje të saktë apo të gabuar, ai thjesht kërkonte të njihte më mirë kanditatët.

Dhe duket se kjo metodë e të intervistuarit i ka dhënë frytet e veta, pasi “Apple” ka avancuar kaq shumë dhe kjo falë punonjësve të përzgjedhur nga vet ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera