Lajme

Testi elektronik për patentë shofer – projekt i harruar

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 27 November 2018

Kandidatët për patentë shofer ende ia mësyjnë sallës së testit teorik me laps në dorë.

Ata i nënshtrohen testit në formë klasike.

Ky proces po shihet me shumë dyshim pasi që kandidatët ankohen për parregullsi.

-Advertisement-

Së fundmi edhe këshilltari i kryetarit të Prishtinës, Gëzon Kastrati ka akuzuar instruktorët si të korruptuar pasi sipas tij nuk mundi ta kaloi testin pa dhënë ryshfet, shkruan inFokus.

Kastrati në një shkrim në Facebook tha se ishte mësuar që të dëgjojë se testin vozitjes nuk mund ta kalosh me të parën herë pa dhënë disa para, mirëpo ai e ka ndarë këtë eksperiencën me të gjithë pasi u bë pjesë e saj.

“Gjatë ditëve të fundit, në përgatitje e sipër për këtë testim, në diskutime me njerëz të ndryshëm e kuptova që ekziston një kulturë e përgjithshme e te kuptuarit sesi mundesh me “kry” këtë test. Pothuajse të gjithë njerëzit që janë sfiduar në ketë proces, tash e një kohë ma thonin të njëjtën gjë: “Kryje me pare, sepse shumica të rrëzojnë sidomos herën e parë edhe nëse nuk bën gabime”, ka shkruar ai.

Për të iu shmangur këtyre ankesave , Ministria e Infrastrukturës në mars të vitit të kaluar ka nënshkruar një kontratë për “e-testim” me kompaninë përfituese “PBC” shpk, shkruan inFokus.

Por siç duket kjo formë e testimit klasik do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Kjo pasi që është ndërruar menaxhmenti në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ish- drejtori i përgjithshëm për patentë shofer Burim Krasniqi në një intervistë për medie pati premtuar se në dhjetor të këtij viti do filloj testimi elektronik si pilot projekt.

“Është një proces jo shumë i thjeshtë sepse po tentohet të kalohet prej një metode klasike me kompjuter. Është kosto financiare, është edhe diçka e ndjeshme në kuptimin funksional të mbajtjes dhe kuptimin e sigurisë duke pas parasysh që është përmes internetit, po shpresojmë që të fillojmë ka fundi i vitit diçka dhe me testu”, ka thënë Krasniqi.

Por tanimë drejtor i ri i këtij divizioni, Mirdit Emini, nuk ka pranuar të bisedoj për këtë temë dhe nuk dihet se kur do të praktikohet kjo metodë e testimit.

“E- testimi” do t’iu mundësoj kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit për patentë shofer në testim teorik që në mënyrë elektronike të plotësojnë dhe të marrin rezultatet./inFokus (Anita Krasniqi)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera