Lajme

Tërnava (BIK): Mbështesim kërkesat e mësimdhënësve, por greva duhet të ndërpritet sot

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 27 September 2022

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur sot një konferecë për media në lidhje me grevën në arsim.

Ai ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë.

“Ne e mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovë për pagë të dinjitetshme”.

-Advertisement-

“Thërras SBAShK-un që sot ta ndëpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës”.

“Thrras Sindikatën e Shërbyesve Civilë që ta ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social”.

“I bëj ftesë Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit që sa më parë ta miratojnë ligjin për paga dhe kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë”.

“Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollave dhe shërbyesit civilë ne vendet e tyre të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera