Lajme

Termokosi ndërpret furnizimin me ngrohje, nuk po furnizohet me avull nga KEK-u

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 15 December 2021

Ndërmarrja publike ‘Termokos’ ka njoftuar se kanë ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Termokosi përmes një njoftimi ka konfirmuar raportimin e Gazetës Infokus se e gjithë kjo ka ndodhur pasi nuk po furnizohen me avull nga KEK-u.

“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gazeta Infokus raportoi të martën se ka dalë nga prodhimi blloku B2 I Termocentralit “Kosova B” i cili ka kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike dhe se probleme janë shfaqur edhe në Bllokun B1.

E pikërisht këto dy blloqe furnizojnë me avull ngrohtoren e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Thellohet kriza, probleme teknike edhe në “Bllokun B1”, Prishtina rrezikon të mbetet pa ngrohje 

Ky është njoftimi i plotë nga Termokosi:

Ndërpritet furnizimi me ngrohje

15.12.2021, Prishtinë

NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera