“Termokos” i gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje edhe para 15 tetorit

Autori: Gazeta inFokus
07:40 | 20 September 2023
Në rast nevoje kompania “Termokos”, është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës se Prishtinës edhe para datës 15 tetor. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë të kompanisë publike “ Termokos”. Drejtues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se këtë vit janë kyçur në rrjetin e ngrohjes edhe qindra objekte banesore.
Kompania “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë furnizimin me ngrohje në qytetin e Prishtinës. Zëdhënësja e kompanisë publike “ Termokosi”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se bazuar në lëvizjen e temperaturave, kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorët para datës 15 tetor që është datë zyrtare.
“Janë në proces të përgatitjeve finale para së të startojmë më furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Nga fillimi i muajt tetor mund të këtë rënie të temperaturave. Ne do t’i përcjellim ato, e varësisht nga lëvizja e tyre, do të vendoset nëse do të ketë nevojë të fillojmë para 15 tetorit ose pas kësaj date”, ka thënë ajo.
Po ashtu, Uka e ka konfirmuar së një pjesë e objektit të Radio Kosovës e cila deri me tani ka qenë pjesërisht jashtë sistemit të ngrohjes, këtë vit do të kyçet në tërësi.
“Me menaxhmetin e RTK-së jemi dakorduar për të kryer edhe këto punime që kanë mbetur për një pjesë të caktuar të objektit të Radio Kosovës. Tashme është vizituar kjo hapësirë nga ekipet tona punëkryese e dhe kemi planin konkret për ndërhyrje në këtë pjesë të objektit të Radios”, ka thënë Uka.
Kompania “Termokos”, ka bërë të ditur se nga tetori i 2023-s, mbi 40 mijë banorë të Prishtinës do të ngrohen nëpërmjet rrjetit të ngrohjes.
Nga ky sezon ngrohës për të gjithë konsumatorët, që i kanë të instaluara pajisjet e reja për matjen e shpenzimit të ngrohjes do të fillojë faturimi sipas shpenzimit.

Të tjera
-
Sot afati i fundit për deklarimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Sot, më 28 prill, është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare t...
-
Avokati i të dyshuarit për sụlm ndaj Belgin Jasharit: Ai ka kërkuar falje, nuk ishte rast racist
Avokati i të dyshuarit për sulmin ndaj Belgin Jasharit, ka komentuar situatën...
-
Një veturë e policisë e përfshirë në aksidentin zinxhiror në Shkabaj, pesë të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Shkabaj të Pri...
-
“Mos fleni”, Muharremi thirrje qytetarëve të reagojnë pas ngecjes së Kuvendit për të shtatën herë
Analisti Shenoll Muharremi mëngjesin e sotëm e nisi sërish duke komentuar mbi...
-
Sulmohet me thik* ë një person në Ferizaj – dërgohet për trajtim në QKUK
Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka pë...
-
Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Leonard Avdyli – Ai la pas një djalë dy vjeçar
Leonita Avdyli, 25-vjeçe nga qyteti Thun i kantonit të Bernit, e kujton me no...
-
Ngacmohet sek* sualisht një grua në Prishtinë
Një grua është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Prishtinë. Sipas rapo...
-
Pesë raste të dhun* ës në familje në raportin 24 orësh të policisë, detaje
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët në fundit. Në Vu...
-
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të deklarojnë shpenzimet e...
-
Dyshohen se vodhën para të gatshme nga një arkë, arrestohen dy persona në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se vodhën para të gatshme nga një ark...
-
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka ndërruar jetë në Skenderaj. ...
-
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi...