Lajme

Termocentralet lundruese në Vlorë, pritet të mbulojnë 15% të konsumit të energjisë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 27 September 2022

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, vizituan pasditen e së hënës anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë, ose ndryshe TEC-et lundruese.

Balluku u shpreh se energjia e prodhuar nga këto TEC-e lundruese pritet të pritet të mbulojë 15 për qind të nevojës për energji elektrike që ka Shqipëria.

Anijet janë vendosur provizorisht në zonën e Petroliferës për t’u zhvendosur më pas në zonën e Triportit pranë termocentralit. Ministrja sqaroi se TEC-et lundruese gjatë 2 viteve të para do të punojnë me naftë dhe pas dy vjetësh do të funksionojnë me gaz të lëngshëm.

-Advertisement-

“Pas dy vjetësh do bëjmë të mundur që ti kemi në pronësi të KESH, që mund t’i përdor për nevojat e veta. Të gjitha parametrat ambientale dhe të zhurmës janë në limitet më të ulëta sa i përket zonës ku do të vendoset. Gjithashtu, edhe emetimet në ambient do të jenë sipas sdtandarede të vendosura nga Banka Botërore.

5 muaj më parë u bë i ditur vendimi se Shqipëria do të merrte dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Ministrja Balluku u shpreh në atë kohë se kjo është arritur nga mbështetja e ambasadores amerikane në bashkëpunim me kompaninë që po punon për termocentralin e Vlorës, Excelerate Energy.

‘Termocentralet lundrues’ do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.

Ambasadorja Kim tha se 150-200 mijë familje shqiptare do të mund të funksionojnë vetëm falë prodhimit të energjisë elektrike prej këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë.

“Nuk duken të bukura por rëndësi ka që funksionojnë. Po shihja statistikat, nëse kjo funksionin si duhet të prodhojë të paktën 114 megavat. Kjo të paktën mund të përmbush nevojat 12-15% për energjinë elektrike në vend. Në terma mesatare do të thotë deri 150-200 mijë shtëpi. Do vazhdojmë të punojmë ngushtësisht për t’u siguruar që Shqipëria të ketë energjinë që ka nevojë në këtë kohë”, tha ambasadorja Kim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera