Lajme

Tërmeti vdekjeprurës, 4 të arrestuar në Turqi për përhapjen e panikut në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 07 February 2023

Policia turke ka arrestuar katër persona për postime “provokative” në rrjetet sociale pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore.

Katër persona u arrestuan pas shpërndarjes së postimeve provokuese që synonin të krijonin frikë dhe panik, tha policia. Policia tha se kishte nisur një hetim më i gjerë në llogaritë e mediave sociale por nuk dha informacion mbi përmbajtjen e postimeve, raporton Agence France-Presse.

Rrjetet sociale turke janë mbushur me postime nga njerëz që ankohen për mungesën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tyre, veçanërisht në Hatay./abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera