Lajme

Tërmetet shkatërruese, BE-ja mobilizon 5 milionë euro për Venezuelën

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 28 June 2026

Bashkimi Evropian ka mobilizuar pesë milionë euro si ndihmë emergjente për Venezuelën, pas dëmeve të mëdha nga tërmetet shkatërruese.

Lajmin për ndarjen e këtyre mjeteve e ka dhënë të dielën shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, nëpërmjet një shkrimi në X.

Pas katastrofës, ajo ka thënë se pati një telefonatë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, pas katastrofës.

-Advertisement-

“I përcolla solidaritetin e plotë të BE-së me popullin venezuelian dhe ngushëllimet tona më të thella familjeve të atyre që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kallas në X.
Ajo ka thënë se kanë aktivizuar mekanizma të ndryshëm për të vendosur ekipe të kërkim-shpëtimit, duke përfshirë zjarrfikës dhe personel mjekësor.

Ajo ka thënë se gjithashtu po punohet edhe në aspektin e dëmeve dhe ndihmës që nevojitet më së shumti për Venezuelën, duke shtuar se Evropa qëndron pranë këtij shteti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy