Lajme

Tërhiqet Zafir Berisha

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 28 June 2017

Ish-deputeti nga NISMA për Kosovë, Zafir Berisha, ka sqaruar nëse do ta votojë “Qeverinë Haradinaj” nëse pjesë e kësaj qeverie do të jetë Lista Serbe.

Ai në emisionin “Fakt Plus” deklaroi se Lista Serbe është parti që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, dhe kjo Listë është kategori ligjore dhe Kushtetuese, dhe nuk ka asnjë arsye për të mos e votuar qeverinë me këtë listë brenda.

Ai u shpreh se do ta votojë qeverinë e Ramush Haradinaj, pasi që sic tha ai edhe nëse Haradinaj nuk do të dëshironte ta kishte Listën Serbe brenda qeverisë, nuk do të mund ta bënte një gjë të tillë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera